MENU
klinika

Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore

Temperatura -13 gradë në qarkun e Korçës

08.02.2023 - 12:54

Temperaturat në qarkun e Korçës kanë prekur shifrën – 7- 13 gradë C.

Gjatë ditës së djeshme dhe natën në Qarkun e Korçës nuk ka pasur reshje, moti ka qenë i kthjellët me diell.

Subjektet kontraktore kanë punuar duke i kriposur e mirëmbajtur të gjitha akset kryesore nacionale, të cilat rezultojnë të kalueshme dhe pa probleme.

Përsëri për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Gjithashtu edhe nga strukturat e EC të bashkive nuk raportohen problematika. Ka funksionuar normalisht sistemi i ngrohjes në shkolla, rrugët e sheshet në qytete kanë qenë të hapura dhe janë kryer normalisht shërbimet ndaj komunitetit.

Furnizimi me energji elektrike sipas raportimit të strukturave të EC është normal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendi ku termometri shënoi -21 gradë

Sot dita më e ftohtë në Shqipëri