MENU
klinika

Nisin punën në terren

Tërmetet shkatërruese në Turqi/ Mbërrin skuadra e shpëtimit nga Shqipëria

07.02.2023 - 12:38

Ka mbërritur në Turqi ekipi i shpëtimit dhe i ndihmës shëndetësore nga Shqipëria, të cilët do të ndihmojnë në kërkimin e trupave nën rrënoja dhe t’i ofrojnë atyre ndihmë të shpejtë.

Kryeministri Rama kishte lajmëruar që ditën e djeshme se një ekip shpëtimi do të niset drejt Turqisë për ti ardhur në ndihmë, ashtu siç edhe Turqia u gjend pranë Shqipërisë para katër vitesh kur vendi ynë u gjend në të njëjtën situatë.

Mbërritjen e ekipit nga Shqipëria Rama e ka njoftuar me anë të një fotoje në ‘Facebook’ ku shkruan:
Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar
*foto pak minuta përpara zbritjes në terren

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN