Më shumë se 1500 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjera kanë mbetur të lënduar si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë të hënë.
Shifrat pritet të rriten pasi vetëm disa minuta më parë u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.7 Rihter.
Mediat në vend raportojnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se numri i viktimave në vend ka shkuar në 912 , ndërsa të lënduarit janë 5383.
Deri më tani, 45 shtete i kanë ofruar ndihmë Turqisë, sipas asaj që deklaroi president turk. Numri i njerëzve të shpëtuar nga rrënojat deri më tani është në 2470.
Në të njëjtën kohë, shifrat për Sirinë janë po aq të frikshme. Të paktën 320 persona kanë humbur jetën nga tërmeti dhe të lënduarit janë mbi 1000.
Ekziston një rrezik i madh që këto numri i viktimave dhe i të lënduarve të rritet duke marrë parasysh faktin se blloqe banimi janë shembur në qytete si Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Dijarbakir. Në Iskenderun dhe Antiyaman, janë shembur edhe spitalet publike.