MENU
klinika

Të paktën 18 pasgoditje të tjera deri më tani

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, rritet numri i viktimave

06.02.2023 - 09:11

Të paktën 18 pasgoditje me mangnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë juglindore në orët e para të mëngjesit të së hënës që ka shkaktuar deri më tani 237 viktima.

Pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta mund të vazhdojnë edhe në orët apo ditët në vijim për shkak se shkalla e goditjes së tërmetit ka qenë shumë e fortë.

Deri më tani si pasojë e këtij tërmeti janë regjistruar 237 viktima ndërkohë që 639 persona të tjerë janë plagosur. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri dyshohet të jetë akoma më i lartë.