MENU
klinika

Shpëtohet edhe një 55-vjeçar

Tërmeti tragjik/ Një 70-vjeçare nxirret pas 120 orësh nën rrënoja në Turqi!

11.02.2023 - 20:14

Menekse Tabak, 70 vjeçe, u nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. E moshuara u nxor e mbështjellë me batanije ndërsa ekipet e shpëtimit e çuan atë drejt spitalit në provincën e Kahramanmaras, për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që edhe një një 55-vjeçar, i identifikuar si Masallah Cicek, u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë juglindore.

Numri total i të vdekurve tejkaloi këtë të shtunë 24,150 në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Pritet që kjo shifër të rritet për shkak të numrit të madh të personave që gjenden ende nën rrënoja.