MENU
klinika

Ish-kampioni Klitschkov, sfidon atletët ruse…

“Thuaji presidentit tënd të ndalojë këtë luftë të pakuptimtë!”

14.02.2023 - 14:11

Atletët rusë duhet të mbajnë një qëndrim publik kundër luftës në Ukrainë, nëse duan të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, ka thënë të hënën kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit, Vitali Klitschkov.

Atletët rusë dhe bjellorusë nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, nëse nuk i thonë “Jo” luftës. Nëse e thonë publikisht munden, por kanë frikë”,- tha ai në një intervistë për AFP.

“Çdo sportisti rus, thuaju qeverisë tënde, presidentit rus, ta ndalë këtë luftë të pakuptimtë”,- shtoi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, duke besuar se nuk ishte e mundur të jesh neutral, kur vriten njerëz, gra, fëmijë. “Ju jeni ‘Pro’ ose kundër luftës,”- tha ai.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin e atletëve rusë dhe bjellorusë nga Lojërat Olimpike të vitit 2024, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në fund të janarit propozoi një udhërrëfyes, që mbron kthimin e tyre nën një flamur neutral.

Në një letër të datës 31 janar, presidenti i IOC-s, Thomas Bach, denoncoi gjithashtu kërcënimet ukrainase për bojkot, në rast të pjesëmarrjes ruse, duke siguruar se këto “presione” perceptohen, si “jashtëzakonisht për të ardhur keq” nga shumë komitete olimpike kombëtare.

“Do të isha shumë i lumtur të ftoja Thomas Bach në Ukrainë, në mënyrë që ai të shihte vetë fshatrat e shkatërruara, njerëzit e vrarë, të plagosur”,- ka reaguar Vitali Klitschkov, i cili shton: “Ai nuk e kupton, ose pastaj luan në një lojë me Rusinë, nuk kam asnjë shpjegim tjetër”.