Tirana ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit ndaj Kastriotit më një gol të Nikqit në minutën e 100-të.
Në minutën e 13-të, edhe me ndihmën e VAR, kryeqytetasit fituan një penallti teksa nga pika e bardhë Florent Hasani gaboi. Sulmuesi u hipnotizua nga portieri Sali, që kuptoi krahun dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli. Në vijim të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin, por pa mundur të konkretizonin në portat respektive.
Sfida pati dhe përplasje fizike ku të dy ekipet ngelën me nga një lojtar më pas, pas daljes me karton të kuq të Aleksit të pakuptueshëm, duke e bërë vendimin e gjyqtarit Juxhin Xhaja shumë të dyshimtë përveçse të pakuptimtë, ndërkohë që rrugaçëria e lojtarit të Kastriotit, Çela ishte e drejtë për atë vendim.
Kur ishin më të pakta shpresat për të marrë 3 pikët, Nikqi ja del mbanë të dërgojë topin ty ku nuk arrinte dot portieri Sali dhe të çojë dëm të gjtiha përpjekjet e tepruara të krutanëve për të vonuar lojën deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë triumf, Tirana kryeson tabelën e Superiores me 3 pikë më shumë se Partizani. Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ngec në një barazim pa gola në transfertë ndaj Egnatias. Pas triumfit me Tiranën, shkodranët nuk ia dolën të ruajnë vazhdimësinë dhe në Rrogozhinë nuk mundën të konkretizonin, ndërsa vendasit patën gjithashtu mundësi për të fituar teksa Jackson u ndal nga shtylla. Në fund, kuqeblutë duhet të kënaqen me një pikë, teksa ruajnë vendin e tretë me 35 pikë ndërsa Egnatia mban vendin e katërt me 31 pikë.