MENU
klinika

EMRAT

Tronditet Maliqi/ Tentoi ta hidhte në pus, 77-vjeçari vret të birin

18.02.2023 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme Maliqin, ku një 50 vjeçar është qëlluar disa herë me çekiç nga babai i tij, derisa ka mbërritur i vdekur në spital. NeWsbomb.al mëson se viktimë ka mbetur shtetasi Hamdi Bylykbashi, ndërsa autori është Shefki Bylykbashi.

Vdekja e 50 vjeçarit në fshatin Zvezdë të Maliqit u raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, sikur ishte rrëzuar brenda në shtëpi në gjendje të dehur dhe kishte ndërruar jetë, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor është zbardhur shkaku dhe dinamika e saj.

Pasditen e djeshme, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi duke qenë në gjendje të dehur është konfliktuar në shtëpi me babain Shefki Bylykbashi, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr. 77 vjeçari ka reaguar duke e goditur disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar dëmtime të rënda djalit, e më pas humbjen e jetës rrugës për në spital.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Korçës.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.