MENU
klinika

Trashëgimi e lidhur me turizmin e qëndrueshëm

Ura e Kurçajt, shembulli i arkitekturës historike rajonale

04.02.2023 - 17:11

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore solli në vëmendje një prej monumenteve kulturore, me interes për t’u vizituar gjatë fundjavës.

Ura e Kurçajt ndodhet pranë fshatit Kurçaj, në lindje të Krujës. Ura e ndërtuar në shek. XVIII ngrihet mbi lumin e Zezës. Ajo shërbente për të lidhur Krujën me Fushën e Tiranës. Ura është e ndërtuar me një qemer të madh dhe dy dritare shkarkuese anësore.

Ura e Kurçajt përfaqëson një shembull të shkëlqyer të arkitekturës historike rajonale dhe të arritjeve inxhinierike, ajo ka potencialin të jetë pjesë integrale në shtigjet lokale dhe rajonale të rigjallëruara të ecjes dhe pjesë e qasjes së “trashëgimisë së lidhur” me turizmin e qëndrueshëm rajonal.

Ura e Kurçajt, Monument Kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit, nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Ura dikur i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall-Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në faqet ballore ura është e punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe