MENU
klinika

Tragjedi në Belgjikë!

Vdes në fushë portieri 25-vjeçar, pasi priti penalltinë…

12.02.2023 - 17:28

Zi në futbollin belg dhe Winkel Sports, një skuadër e kategorive amatore e vendit flamand, për shkak të vdekjes së futbollistit të saj në fushën e lojës.

Në një ndeshje të së shtunës, 25-vjeçari Arne Espel, u përgatit të priste një penallti në minutën e 60-të, të cilën ai ia doli me sukses, por disa sekonda pasi u ngrit nga pritja e tij dhe mbaruan festimet, ai u rrëzua i vdekur para syve të shokëve të tij të habitur.

Menjëherë mjeku i ndeshjes ka nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë, duke përdorur një defibrilator dhe duke bërë përpjekje titanike për rreth gjysmë ore, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndaj portierit që la frymën e fundit në fushë.

“Winkel Sport mban zi për vdekjen e papritur të portierit të tyre, Arne Espel. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij për këtë humbje të madhe. Futbolli është dytësor,”- shkruhet në ngushëllimin e klubit belg.