MENU
klinika

“Kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”

Veliaj ironizon Berishën e Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 maj ta falënderoj për garën

11.02.2023 - 17:25

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar Sali Berishën dhe kandidatin e grupimit të tij, Belind Këlliçin për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë!

Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkroi Veliaj.