MENU
klinika

Anëtarësimi në KiE dhe dialogu me Serbinë

Vizita e Kurtit, cilat janë mesazhet që dha Erdogan?

04.02.2023 - 11:19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit ditwn e djeshme në Pallatin Vahdettin në Stamboll nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Ky i fundit tha se vendi i tij është i gatshëm t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale.

“Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët. Ne shpresojmë se procesi i dialogut me Serbinë do të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon” , tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.

Ai tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin që meriton në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim, ne mbështesim vizionin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, Këshillin e Europës dhe BE”, tha Erdogan.

Përveç politikës, Kurti me Erdoganin folën edhe për fushën e ekonomisë, tregtisë, energjisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit. Erdogan tha se me marrëveshjen e tregtisë së lirë që hyri në fuqi në vitin 2019, të dy vendet arritën një momentum pozitiv në vëllimin e tregtisë dypalëshe.

“Si vendi me eksportet më të larta në Kosovë, ne duhet ta rrisim këtë shifër në 1 miliard euro”, tha Erdogan.

Ndërkaq, Kurti u tregua më kërkues nga Turqia në raport me këtë çështje.

Turqia është një nga partnerët tanë të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë. Natyrisht, kjo na gëzon, por kjo nuk duhet të jetë e mjaftueshme. Ne mund ta shfrytëzojmë bashkëpunimin tonë aktual për të arritur potenciale më të larta”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letrat nga Izraeli dhe Turqia

Albin Kurti, në një udhëkryq diplomatik