MENU
klinika

"Jeta e dëshmitarit mund të jetë në rrezik"

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja paralajmëron Prokurorinë

06.02.2023 - 11:31

“Jeta e një dëshmitari të vrasjes së Pjerin Xhuvani, mund të jetë në rrezik”. Ky rrezik i është evidentuar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvani.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se në seancën e një shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të avokates Tahiraj dhe të prokurorit, ka deklaruar se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të vritej.

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë. Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”, shprehet Tahiraj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Atentati dyshohet i parapërgatitur"

Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Viktima bënte…

Beteja e përgjakur për qarkun e Elbasanit, si ndahen votat mes partive

BIRN: Lëvizjet e Pjerin Xhuvanit nga PDK te LSI e PDIU deri te PS


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”