Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas takimit të përbashkët me Komisionerin Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borell, të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vuçiçi ka theksuar ka pasur një takim të vështirë dhe se beson se në të ardhmen do të ketë sërish takime.
Gjithashtu ai theksoi se do të takohen përsëri në Maqedoninë e Veriut më 18 mars, kur Josep Borell do të vizitojë rajonin.
“Deri atëherë, ne do të donim të bisedonim me Lajçak për çështjet për zbatim. Unë insistova në ZSO, dhe përfaqësuesit evropianë, Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se shpreson që të arrihet një lloj kompromisi, por shton se ka frikë se bisedimet mund të ngecin sërish.