06.02.2023 - 14:59
Duket se Dallas Maveriks është përforcuar akoma dhe më shumë në skuadër, ku siç raportohet së fundmi ka afruar yllin e Bruklin Nets, Kajri Irving.
30-vjeçari amerikan prej kohësh kërkonte një largim nga Netsat dhe u duk se mund të kalonte te Los Anxhelos Lejkërs, por Maveriks i ka prishur punë rivalëve.
Kështu ai do të bëhet shok skuadre me ballkanasin “jashtëtokësor”, Luka Donçiç, ndërsa Nets do të përfitojë nga kjo lëvizje Spenser Dinuaid dhe Dorian Finej-Smith.