MENU
klinika

Analiza

Zeitenwende, premtim i pambajtur…

14.02.2023 - 10:00

Me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt dhe liderët botërorë përgatiten të marrin pjesë në një konferencë tre-ditore të sigurisë në Mynih në fund të kësaj jave, të gjithë sytë do të jenë te vendi pritës dhe lideri i tij, kancelari Olaf Scholz.

Zeitenwende, ose pika e kthesës historike, ka hyrë në gjuhën politike globale, si Schadenfreude dhe Angst Por a ka ndodhur në të vërtetë?

Përgjigja është, është e ndërlikuar. Zeitenwende është për sigurinë dhe mbrojtjen gjermane ajo që është macja e Schrödinger për mekanikën kuantike: është dhe nuk është njëkohësisht.

Koalicioni i Scholz-it i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe demokratëve të lirë liberalë mori pushtetin në dhjetor 2021 me një program që premtonte transformime të nevojshme urgjente pas 16 vitesh hiper-rritjeje nën Angela Merkel, paraardhësja Kristian Demokrate e Scholz.

Por axhenda e tyre ambicioze ishte e përqendruar në drejtësinë sociale dhe mbijetesën planetare, jo në gjeopolitikë.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës – të cilën Berlini e kuptoi menjëherë si një sulm jo vetëm ndaj një kombi sovran, por ndaj rendit evropian, ligjit ndërkombëtar dhe gjithë bazës së sigurisë së Gjermanisë – e ndrysho0i atë përllogaritje.

Zeitenwende“: Wie Scholz' Regierungserklärung bewertet wird | vorwärts

Të tre palëve u është dashur të heqin dorë nga disa nga bindjet e tyre. Socialdemokrati Scholz ka meritë për një riformulim të qëndrueshëm të bisedës kombëtare të Gjermanisë rreth strategjisë (me njëfarë ndihme nga Vladimir Putin). Lars Klingbeil, shefi i partisë së tij, e ka shtyrë SPD-në pranoi të metat e politikës së saj ndaj Rusisë në një dokument të fundit të politikave. Berlini pezulloi gazsjellësin rus Nordstream 2 dy ditë para pushtimit. Gjermania tani është furnizuesi i tretë më i madh i armëve, me vlerë 2.3 miliardë euro, në Ukrainë.

Qëndrimi përballë Kremlinit erdhi më natyrshëm për të Gjelbrit me prirje për të drejtat e njeriut, të kryesuar nga ministrja e jashtme Annalena Baerbock dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck.

Shkëputja nga karburantet fosile ruse ishte një hap i mirëpritur drejt tranzicionit drejt burimeve të rinovueshme – çuditërisht, i përfunduar në më pak se një vit. Megjithatë, ajo erdhi me një çmim të lartë për parimet e tyre: një kthim, ndonëse i përkohshëm, në minierat e qymyrit dhe energjisë bërthamore, dhe udhëtimet e lutjes në Katar dhe Arabinë Saudite për gaz natyror të lëngshëm.

FDP-ja e tregut të lirë, që urren borxhin, e cila siguroi ministrinë e fuqishme të financave për Christian Lindner, udhëheqësin e tyre, e gjeti veten duke nënshkruar fatura të mëdha shpenzimesh emergjente: një fond investimi special 100 miliardë euro për forcat e armatosura dhe një paketë kompensimi prej 200 miliardë euro që industria dhe konsumatorët gjermanë të pengojnë ndikimin e ndërprerjes së energjisë ruse.

Gjendja e rëndë e forcave të armatosura të Evropës dhe veçanërisht e Gjermanisë dhe industrisë së mbrojtjes mund të kërkojë edhe më shumë ndërhyrje qeveritare – ose, siç e tha presidenti francez Emmanuel Macron, një “ekonomi lufte”.

Gjermania strehon më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas. Opinioni publik mbetet mbështetës për të ndihmuar Ukrainën, pavarësisht çmimeve të larta të gazit dhe inflacionit.

Ndryshimet, me fjalë të tjera, janë reale.

Germany's Zeitenwende Fails to Address Europe's New Geopolitical Reality | Internationale Politik Quarterly

Megjithatë, qeveria e Scholz-it është larg përmbushjes së sfidave të momentit, aq më pak duke përgatitur Gjermaninë për një të ardhme me kriza të përhershme. Pavarësisht paralajmërimeve të qarta për një sulm të rinovuar rus në fushën e betejës, Berlini refuzoi t’i jepte Ukrainës tanke Leopard të prodhuara nga Gjermania derisa administrata e Biden ra dakord të dërgonte disa nga M1 Abrams të sa.

Subvencionet e industrisë së Berlinit dhe blerjet e furishme të LNG-së rritën çmimet, duke zemëruar aleatët dhe fqinjët.

Premtimi solemn i Scholz-it se Gjermania më në fund do të përmbushte angazhimin e saj 2 për qind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes ndaj NATO-s, mbetet i paplotësuar.

Boris Pistorius, ministri i tij i ri energjik i mbrojtjes, ka paralajmëruar se buxheti i tij prej 50 miliardë eurosh do të ketë nevojë për 10 miliardë euro shtesë në vit për ta rritur atë nga niveli aktual prej 1.44 për qind dhe për reformën e vonuar të forcave të armatosura.

Puna për strategjinë e parë të sigurisë kombëtare të Gjermanisë është ndalur për shkak të betejave mes kancelarisë dhe ministrisë së jashtme.

Atëherë, çfarë nevojitet tani? Një vullnet për të vënë në një linjë të gjitha politikat, institucionet dhe proceset e sigurisë të Gjermanisë. Një ndjenjë urgjence që përputhet me madhësinë e sfidës.

Një ide se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, se siguria e Evropës varet nga ajo dhe se Gjermania është kyçe për këtë qëllim. Kjo do të ishte një Zeitenwende e vërtetë.

Constanze Stelzenmüller drejton Qendrën për SHBA dhe Evropë në Institutin Brookings.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al