MENU
klinika

Nga mjeku tek IT

25 punët më të paguara në botë për vitin 2023!

16.03.2023 - 10:50

Zgjedhja e një karriere mund të jetë shumë e frikshme për çdo aspirant. Sot kemi kaq shumë opsione për profesione të ndryshme dhe njëkohësisht kaq pak, kemi kaq shumë pasione dhe njëkohësisht pak kohë.

Megjithatë, fatmirësisht kemi gjithashtu luksin të bëjmë disa gjëra njëkohësisht dhe gjatë këtij procesi të gjejmë veten.

Merrni parasysh tre faktorët e mëposhtëm përpara se të zgjidhni një karrierë:

– A është e dobishme për mua personalisht dhe profesionalisht?

– A është emoionuese dhe a mund të rritem në këtë fushë?

– Dhe së fundmi, a paguhet mirë?

Duhet të kuptoni se të tre këta faktorë kanë rëndësi të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Ashtu siç duhet të dini gjithashtu, se edhe nëse profesioni që ju keni zgjedhur/ do të zgjidhni, nuk është tek më të paguarit – ju përsëri mund të fitoni shumë para, nëse jeni të aftë mjaftueshëm.

Sidoqoftë, nëse doni një ide të punëve më të paguara, i gjeni më poshtë:

#1 – Shkencëtar të dhënash

#2 – Inxhinier softuerësh

#3 – Bankier investimesh/ eskpert i investimeve bankare

#4 – Shef (Drejtor) Ekzekutiv/ CEO

#5 – Kirurg

#6 – Anestezist

#7 – Mjek (i specializuar)

#8 – Neurokirurg

#9 – Kirurg Oral & Maksilo-Facial

#10 – Ortodont

#11 – Gjinekolog

#12 – Psikiatër

#13 – Pilot/ bashkë-pilot

#14 – Pediatër

#15 – Mjek i specializuar/ i përgjithshëm

#16 – Dentist

#17 – Inxhinier nafte

#18 – Menaxhere e inxhinierisë

#19 – Menaxher IT

#20 – Analist financiar

#21 – “Solutions Architect” (krijon vizionin e përgjithshëm teknik për një zgjidhje specifike të një problemi biznesi)

#22 – Menaxheri i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit

#23 – Inxhinier i Machine Learning (fokusohet në kërkimin, ndërtimin dhe projektimin e sistemeve të inteligjencës artificiale (AI) vetë-drejtuese për të automatizuar procese.)

#24 – Inxhinier DevOps (përgjegjës për funksionimin pa probleme të infrastrukturës së IT të një kompanie.)

#25 – “Enterprise architect” (përgjegjës për vazhdimësinë dhe mirëmbajtjen e rrjeteve IT të një organizate.)

Burimi: mygreatlearning.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN