MENU
klinika

E shpallur në kërkim prej disa ditësh

48-vjeçarja gjendet e dekompozuar në pyjet e Ndroqit

26.03.2023 - 13:41

Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zborgje të Ndroqit.

Policia njoftoi se trupi i pajetë është i një 48-vjeçareje banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e shtetases D.Dh ka ardhur nga shkaqe natyrale.

48-vjeçarja ishte shpallur në kërkim që prej 14 Marsit pasi familjarët e saj kishin bërë kallëzim për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.