09.03.2023 - 15:33
Ekspozita “Vishu me trashëgimi”, një koleksion veshjesh popullore të qytetit të Beratit vazhdoi rrugëtimin duke u ndalur në Apoloni, si bashkëpunim midis Qendrës Muzeore Berat dhe Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Në këtë ekspozitë paraqiten një kolanë fotosh të realizuara në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, në bashkëpunim me shkollën jopublike “Drita e Dijes” e të realizuara mjeshtërisht nga artisti Ardian Fezollari si një celebrim i një pjese të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit.
Ekspozita “Vishu me trashëgimi” do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit mars në Trapezarinë e Manastirit të “Shën Mërisë” (Muzeu Arkeologjik) në Apoloni.