MENU
klinika

Romeo i shuan të gjitha dyshimet

A do jetë Donaldi pjesë e “Më lër të flas”?

21.03.2023 - 11:32

Dy vëllezërit Veshaj do jenë sërish bashkë në krye të emisionit ‘Më lër të flas’. Edhe pse tërhoqën vëmendje me spotin e parë të emisionit, ku shfaqej Romeo i cili tregonte se do ishte i vetëm në moderim, sot u zbuluan prapaskenat, e pjesë e saj shihet të jetë edhe Donaldi.

Ai qëndron i ulur te regjia, duke i hequr zërin Romeos, i cili moderon i vetëm në skenë. ‘Më lër të flas’- i thotë në fund Romeo, vëllait të tij.

E pra, spoti i parë e mori vëmendjen që donin për nisjen e programit të tyre. Tashmë s’ka asnjë dyshim, që Donaldi dhe Romeo do jenë sërish në krye të programit, e që asnjëri nuk do largohet nga ekrani.

“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”– shkruan Romeo në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

Çfarë po kurdis Romeo?

Nga ironizimi i banorëve te hera e fundit që ka qarë

“Askush nuk niset për të lënduar dikë”, Donaldi thyen heshtjen