Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur në emisionin “Log.” në Panorama TV për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.
“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër”, u shpreh ai.
Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve. “Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit”, deklaroi Celibashi.