MENU
klinika

"Të zgjidhet një President që të na shpëtojë"

Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur!

23.03.2023 - 13:00

Kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi një takim në Uashington me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Abazoviç e ka njohu Escobarin me zgjedhjet presidenciale që janë duke u zhvilluar në Mal të Zi, luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhnëiet me shtetet fqinje.

“Shpresoj se raundi i dytë do të kalojë në të njëjtën atmosferë dhe se Mali i Zi do të ketë një president të ri dhe se të gjithë së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të ndryshme të çliruar nga politika e së kaluarës. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje dhe për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të hyjë në një të ardhme më të mirë”, theksoi ai.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë përballja e parë ndërmjet forcave në nivel shtetëror, pas zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020. Asokohe, subjektet politike të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit e humbën pushtetin pas tri dekadash, ndërkaq shumica e ngushtë parlamentare u formua nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Fakti që rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është pothuajse i sigurt, tregohet nga balanca e forcave në zgjedhjet e tetorit të vitit 2022 në Podgoricë, ku jeton një e treta e qytetarëve malazezë. Asnjëra nga katër partitë më të forta, të cilat propozuan liderët e tyre për garën presidenciale, nuk fitoi as 40 për qind të votave. Për të fituar në rundin e parë, kandidatët duhet të fitojnë më shumë se 50 për qind të votave të votuesve.

Për shkak të këtij raporti të forcave, spekulohet se asnjë kandidat për president nuk do të fitojë vota të mjaftueshme për të fituar në rundin e parë zgjedhor më 19 mars dhe është e sigurt se do të shkohet në rundin e dytë.

Në qoftë se ndodh kjo, ligji parashikon që për pesëmbëdhjetë ditë, më 2 prill, në rundin e dytë, të konkurrojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në rundin e parë.