Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas informacioneve bëhet me dije se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime për tre vepra penale si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Ahmetaj është zgjedhur deputet i PS në qarkun e Tiranës pas zgjedhjeve të 21 prillit.
Gazetarja Albania Eksiola Shehu tha se nëse Ahmetaj detyrohet të lërë mandatin e deputetit, në mënyrë vullnetare ose me kërkesë të SPAK, në listën e PS në qarkun Tiranë është Dallëndyshe Bici, që sipas votës preferenciale ka marrë më shumë vota.
Pak ditë më parë Bici zëvendësoi Artan Lamen në krye të Kadastrës dhe nëse Bici nuk do ta marrë mandatin e deputetit, atëherë do jetë juristi Plarent Ndreca që e merr mandatin e deputetit, pasi sipas votës preferenciale ka marrë 4008 vota në qarkun e Tiranës.