MENU
klinika

Ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në rrugën Laç-Mamurras

26.03.2023 - 09:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras. Një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Ndërkohë mësohet se tjetër ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK. Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Mësohet se është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.