MENU
klinika

I plagosuri niset drejt Traumës

Aksident në Kukës, makina përplas këmbësorin

13.03.2023 - 12:40

Një qytetar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftim zyrtar të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kukësit. Automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.. Këmbësori D. Xh., është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Njoftimi i policisë Kukës:

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.