Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëdhëniet që ka me homologun tjetër shqiptar, Edi Rama. Sipas tij, raporti i tyre nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar.
I ftuar në “Klan Kosova”, Albin Kurti është shprehur se asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe i Kosovës, kushdo qofshin, nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojnë.
“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.
Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Albin Kurti.