MENU
klinika

"Më 18 mars të arrijnë pajtimin për aneksin"

Ambasadori francez: Kurti dhe Vuçiq duhet të jenë fleksibil

10.03.2023 - 12:58

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, pret që presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës të tregojnë fleksibilitet dhe të arrijnë marrëveshje për aneksin që përcakton procesin e zbatimit të propozimit evropian më 18 mars në Ohër.

Nëse kjo nuk ndodh, rruga drejt integrimit evropian do të bëhet shumë më e vështirë për të dyja palët. “Ai pret fleksibilitet të veçantë nga Kurti, konkretisht për formimin e Asociacionit”, ka thënë Guerot në intervistën për portalin në gjuhën serbe, “Kossev”.

Ai po ashtu thotë se e kupton nevojën që të sigurohet stabiliteti në veri të Kosovës, pas largimit të pjesëtarëve serb të Policisë së Kosovës nga ky institucion me urdhër të Beogradit, por shton se edhe institucionet e Kosovës duhet të respektojnë ligjin.

“Mesazhi im për të gjithë është që së pari të tregohen të përmbajtur dhe të shmangin çdo incident në terren që mund të përkeqësojë situatën në veri të Kosovës”, ka thënë ambasadori Guerot.

I pyetuir se çfarë do të ndodhë nëse dy liderët bien dakord për dokumentin për zbatimin e propozimit evropian, Guerot tha se zbatimi padyshim se do të monitorohet.

“Nga marrëveshja do të përfitojnë realisht ata që e vuajnë më së shumti situatën aktuale, pra banorët e komunave veriore. Ne presim që marrëveshja të sjellë një atmosferë më të mirë dhe më pak tension. Përsëri, banorët e Veriut vuajnë më së shumti për shkak të situatës aktuale, me një vakum institucional, i cili mund të çojë në pasiguri”, tha Guerot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 18 mars të arrijnë pajtimin për aneksin"

Ambasadori francez: Kurti dhe Vuçiq duhet të jenë fleksibil