MENU
klinika

'Zbarkimi' i BKH në banesën e Arben Ahmetajt

Analisti Armand Shkullaku: SPAK është totalisht nën kontrollin e kryeministrit

10.03.2023 - 10:33

Kontrollet në banesën e partneres aktuale të Arben Ahmetajt, dhe banesën e ish-bashkëshortes së tij nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ngjallur një sërë reagimesh.

Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ne lidhje me koncesionet ne buxhetin e vitit 2019. Kontratat e koncesioneve me formulen e Partneritetit Publik Privat do te kene nje fature prej 807 miliard leke, 50 % e tyre vetem ne energjetike./r/n/r/nMinister of Finance and Economy, Arben Ahmetaj speaks during a meeting of Parliamentary Economy Committee, about the concessions of the budget of 2019. Concessions with Public-Private Partnership will cost ALL 807 billion, 50% of which only for energetic sector.

Analisti Armand Shkullaku është shprehur se veprimet e sotme janë tërësisht politike pasi sipas tij SPAK një organ nën kontrollin e Edi Ramës dhe vihet në punë nga fjala e tij.

“SPAK vepron me urdhër. Është totalisht një organ nën kontrollin e kryeministrit. Vihet në lëvizje sipas vullnetit të kryeministrit.

E ndoqëm atëherë në asamblenë e PS, pse nuk futet në burg Meta, Berisha dhe u hapën atëherë 2-3 çështje me akuza qesharake për mua dhe kemi dhe rastin e inceneratorëve, që para se të bëjë gjithë këtë shoë SPAK i është kërkuar që në krye të herës, kur u shpall një aferë korruptive dhe drejtuesit u shpallën në kërkim, që të paktën të ndalohej pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Ne paguajmë një shumë prej 70 mijë eurosh në ditë dhe aty nuk bëhet incerim, dhe kompania është e përfshirë në korrupsion.

Në këtë rast SPAK nuk niset nga interesi qytetar, që është pikërisht nga ndalimi i këtyre pagesave që po na kushtojnë sa çimet e kokës, por i ka sytë nga kryeministri. Nëse kryeministri jep një shenjë se dikush duhet këputur, SPAK vihet në veprim. Edhe sikur SPAK të kishte të gjitha provat, pas deklarimit të kryeministrit, një prokuror do të thoshte prit pak, sa të kalojë ca kohë që të mos duket se jemi thjeshtë nën komandë të kryeministrit.

Për mua është totalisht një veprim politik. Unë kam pasur bindjen se inceneratorët nuk është një vepër e një individi, por një aferë qeveritare”, tha Armand Shkullaku gjatë “Çim Peka LIVE” në SYRI TV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN