MENU
klinika

"S’e di pse pagova unë, aty u morën vendime të mëdha!"

Analiza satirike/ Gjekmarkaj tregon për drekën me dy kolegë të PD

23.03.2023 - 19:56

Kronikë e vendimeve historike !!

Një e befasi e madhe me kishte bërë pusi sot në Kuvend. Njezet e dy deputet të ndarë ndershmerisht njëmbedhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita me dorezuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në menyrë solemne ata kerkonin një gjë gati të pabesueshme. As më pak e as më shumë lypnin pa të drejtë negocimi që kronika të shkruhej të marten a të merkurren dhe jo më të enjten apo të premten pasi seanca parlamentare të mbyllej. Nën peshen e habisë i pyeta po pse ma kerkoni këtë o njerez të mirë ? Duam thanë njëzeri që ta lexojme , ta pervetesojmë dhe të ënjten te sillemi siç kronika e pershkruan, kesisoj nuk bëjmë gabime as ne e as ti. Qerratenjet mejtova më emocionuan me besimin që me dhanë por gjithsesi mu duk nder i pamerituar dhe nuk u premtova.

Ishallah insistimi i tyre nuk do të jetë i pafre dhe qendresa ime të bjerë si keshtjellë rëre. Lindita atyre qe po iknin ju la minuta me bollek që të merrnin me vete kujtimin e mirë.

Sot ishte dita e Teta Gertes. Ajo dje mbeshtjell me nurin e fjales se mbajtur i ka dhënë shumë gezim Babos me Spitalin e ri të cilit i preu shiritin. Ndersa sot me atë inerci, me lumturi dishepulli erdhi mes nesh . Sytë e saj llamburisnin sukses. Ajo u sulmua nga jugu dhe nga veriu , Bujar Leskaj dhe Zef Hila ngarkuar me merinë e koheve rrethuan Teten por ajo luftoi si Zonja Çurre pa ju dridhur qerpiku . Qendresa e Tetes u bë në emer të Babos dhe shume xhelozi shkaktoi mes te veteve. Ehuha ngaqe Teta e ka shpirtin bereqet mendonin se nuk të merr gjak në vetull. Po të mori zët Teta të piu e zeza. Gabuan. Ulsiu kishte rregulluar dhëmbet i uruari dhe ngjante si shahir, pervjelte buzet që ti dukeshin teksa merzinë kishte bërë sikter. Niko nikoqiri dhe Tezja ishin pushtuar nga bajtalleku. Ngjanin si dy njerez të mirë që skanë me lek për të ndihmuar të varfrit dhe u thyhej zemra.

Çyrbja kishte zënë krevatin nuk u pa asgjekundi. Pyeta ku është evlati. Mora xhevapin se e kanë zënë ethet meqënese Babo si ka dhënë leje që ti bëjë copash gjithë armiqtë e tij. Shpirti i tij nuk e mbajti dot këtë. Ju moren këmbet, shikimi ju err, nuk pa më dhe u pland në krevat me 40 temperaturen.

Edhe Arben Pellumbi nga frika se mos Kosta i Gramozit dhe Lindites që do të jetë edhe i Babos i bënte gjemen për cenimin që i shkaktoi heroizmit të tij në Itali nuk u pa askund. U zhgenjeva pak se gjithë ai burrë që nuk i dridhej qerpiku kur Balona tundej të bjerë në panik nga kercenimet e Kostes?! Mbetet për tu parë.

Bela mbi banak solemne dhe në harmoni ngjyrash mes kafes dhe të zezes por më shumë ra në sy një bisede e ngrohte mes saj dhe Elises englendisur në ngjyrë lila. Te kenaqej syri tek i shihje në harmoni e gazmend. Na mungonte ajo pamje bukolike. Dukeshin si dy motrani e shoqeni.

Blerina ishte mbuluar me jeshilllek gati dukej si një lulishte në levizje. Shalsi u kthye mes nesh pa mendime por me shendetin mbroth. Dash Sula u pa në kafe çehrerënde, po jo në sallë. Sot ajo nuk e meritonte dhe ai iku me rropame e perbuzje si Ciceroni nga Senati.

Nuk u duk asaj ane as Kryezevendes Lideri dhe as Albana me gjasë revolucioni po prehet per një mesymje të re. Ndjeva mall.

Margeriti nuk kishte si të mungonte me heshtjen e saj mes jeshiles dhe blusë si shënjë dashurie per veten dhe kureshti per boten. Etilda me shikimin perqendruar mbi majen e kembes erdhi me perkorje e iku me modesti. Ndenji aq sa për të gezuar Majkon , Tonin e Taon me bisedat e buta si mendafsh domëthenë pak.

Mimi di Puccini flet vetem me burra si komandante e lindur i rrefente Etjen Xhafajt lavdine e moteve që vanë. Ngasherehej ai i ngrati. Mjekrra e dendur i qullej. Lotet e burrave Mimine e bëjnë më të fisme dhe të paepur. Jorida në keto kohe të turbullta po i sherben vatanit në Bruksel tek unë mbeta vetem si kuk duke u perleshur me nostalgjinë. Braçe sot nuk zukati. Isuf Çela ngjante sikur i thoshte vetes , “proh hatri i Zotit erdhi kjo ditë”. Tao dukej gjithë ditën si njeriu i mirë Telo.

Ina Zhupa i kërkonte faktorit ndërkombëtar reagim ose për ndryshe do të mbante një tjetër deklaratë kërcënuese.

Salianji me mirësi shenjtori që e karakterizon dhe fantazi shkrimtari na ftoi për dreke me Helidon Bushatin të cilën se di pse e pagova unë. Më pas më kapi një si mërzi. Nejse. Aty u morën vendime të mëdha. Shqipëria do të habitet prej tyre pa kaluar dy javë. Më vonë u ndamë duke u betuar në ruajtjen e sekretit i cili do habisë Foltoren dhe Vulën me formulën për bashkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN