MENU
klinika

Thellohet skandali në Spanjë

Arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi

22.03.2023 - 13:16

Barcelona është në telashe serioze për ndërhyrje te arbitrat në kohën e ish-presidentëve Bartomeu dhe Rosell. Klubi katalanas akuzohet nga Prokuroria lidhur me pagesat që i ka bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Enrique Negreira.

Tanimë “El Mundo” në Spanjë ka nxjerrë të tjera të dhëna, sesi paratë e paguara nga Barcelona në drejtim të një kompanie të Negreira janë përdorur që arbitrat të merrnin dhurata të shtrenjta, darka në restorante apo edhe pushime luksi.

Negreira ka ndarë një pjesë të vogël të të ardhurave, konkretisht dhjetëra mijëra euro, për t’u dhënë dhurata gjyqtarëve, nga pagesa e restoranteve deri te kartat e personalizuara për pushime.

Nga ana tjetër, Javier Enríquez Romero, djali i ish-zëvendëspresidentit të arbitrave, José María Enríquez Negreira, i zbuloi Barcelonës emrin e arbitrit që do të drejtonte finalen e Copa del Rey 2017 tre muaj para ndeshjes, në të cilën skuadra mundi Deportivo Alaves (3-1). Kjo ndodhi përmes një mesazhi dërguar Albert Soler kur ai ishte ende menaxher i klubit më 27 shkurt 2017. “Do të jetë Clos Gómez, 99%,” shkruante ai.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin