Një video ku “miliarderi i TikTok” ka ndaluar në rrugët e Londrës këngëtarin shqiptar, Ardit Çunin, duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”, ka bërë xhiron e rrjetit.
Nëse fitonte sfidën, Arditi do të fitonte një orë me vlerë 220,000£. Këngëtari jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve në rrugë me zërin e tij, por e kaloi sfidën duke fituar gjithashtu edhe orën e shtrenjtë.
View this post on Instagram
Këtë moment e ka ndarë së fundmi në Instastory-n e tij edhe vetë Arditi, ku krahas duket se ka “thumbuar” pjesëmarrjet e tij të mëparshme në “Big Brother Vip” dhe në “Dancing With The Stars”, ku tek asnjëra nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh.
Kujtojmë që Ardit Çuni ishte një nga pretendetët kryesorë për të fituar “Dancing Ëith the Stars”, disa muaj më parë, ku triumfoi blogerja Sara Hoxha.
Pas përfundimit të kësaj ekksperience ai bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku shprehej: “Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Faleminderit nga zemra publikut që çdo javë me komente, me mesazhe ka treguar që më do dhe më mbështet dhe që sinqeriteti në ekran duhet dhe vlerësohet akoma. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahe e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”