MENU
klinika

Arrestimi i efektivit të RENEA-s

Artan Hoxha: Nuk mund të bëjë edhe policin edhe banditin!

16.03.2023 - 18:47

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur lidhur me arrestimin e efektivit të RENEAS me 113 mijë euro në makinë.

Përmes një interviste për News 24, Hoxha tha se dyshohet se ai ka dijeni për atentatin në Don Bosko, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Hoxha tha se këtë do ta vërtetojë hetimi që SPAK ka bërë lidhur me këtë çështje dhe vendimi që do të merret nesër në gjykatë, ku sipas tij, pritet të dalë nëse ky pretendim është apo jo i vërtetë.

Ai shtoi se janë shumë policë të përfshirë në ngjarje kriminale dhe sipas tij, efektivët nuk mund të bëjnë edhe rolin e banditit dhe të policit, pavarësisht vështirësive ekonomike që mund të kalojnë.

“Ky është një atentat me një simbolikë. Terrori që çon te qytetarët është me e keqe se vetë atentati. Ky atentat ndodh në një zonë të populluar të kryeqytetit. Brenda 25 minutave atentatorët janë shfaqur sërish në qafën e Kasharit. Kjo skuadër vrasësish vijon të jetë e lirë. Sigurisht kjo ngjarje ka të bëjë me ngjarje të mëparshme, me grupin e Ervis Martinajt. Ky lloj atentati dhe fakti që nuk është bërë e mundur të gjenden autorët, rezultati deri tani është që autorët e janë ende të lirë dhe kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.

Kjo është një tjetër ngjarje që tërhoqi vëmendjen e mëndias dhe opinionit public, më tepër për statusin që gëzonte person ii arrestuar. Ai është një officer policie që është trajnuar edhe në SHBA. Ka qenë komandant i grupit të RENEAS edhe në ndërhyrjen e Lazaratit. Ka qenë officer i anti-terrorit. Kapja e tij tërhoqi vëmendje. Shuma ishte e konsiderueshme 113 mijë euro, 3 milion lekë dhe rreth 80 paund. Ai ka qenë nën hetim dhe nën përgjim nga SPAK. Deri tani mesa di unë ai ka paraqitur për shumën 113 mijë euro një biznesmen, një ndërtues, ku përmes një akti notarial, ky ndërtues konfirmon se i ka dhënë 113 mijë euro Morinës. Por kjo është një gjë që hetimi do ta vërtetojë.

Kemi të bëjmë me dy çështje. Unë do të doja shumë që një officer i RENEA-s të mos e njollosë rolin e vetë. Kanë dalë disa pjesëtarë të policisë të përfshirë në grupet kriminale, edhe te Martinaj edhe në role të tjera. Nuk mund të bëjnë edhe policin edhe banditin. Ti je njeriu që duhet të kujdesesh për jetët e njerëzve. Mbetet për t’u parë nesër cili ka qenë hetimi që SPAK ka bërë mbi këtë çështje, pasi dyshohej se ky mund të ketë dijeni për ngjarjen në Don Bosko”, u shpreh Hoxha.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri