09.03.2023 - 22:22
Artan Lame është larguar nga posti i Kreut të Kadastrës, ndërsa pritet që të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici, e cila do të prezantohet ditën e nesërme, raporton News24.
Bici deri tani ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arritjet, sfidat dhe dështimet e një viti