MENU
klinika

Statistikat

Bajerni, pretendent pa yje

08.03.2023 - 14:24

Triumfi në “Estadio da Luz” mbetet i fundit në historinë e Bajernit mbi kuadrin e sukseseve në Ligën e Kampionëve. Strategu Hansi Flik do të mbante titullin “arkitekt” i tripletës përgjatë sezonit 2019- 2020.

Robert Levandovski, Alaba dhe Nojer do të kishin një pjesë speciale në “tortën” e atij suksesi. Por çfarë ka ndodhur me gjigantët e Mynihut pas atij sezoni, cilët reparte kanë çaluar në vitet pasardhëse dhe përse Bajerni kuotohet sërish pretendent në sezonin aktual, ndonëse në të “garda e vjetër” e suksesit thuajse është zhdukur, aty ku vetëm Myler përpiqet të mbajë lart flamurin e lavdisë dhe përvojës?!

PORTA-Që prej sezonit 2019-2020 (periudhë ku është fokusuar në analiza) e deri në gjysmën e parë të fazës së grupeve aktuale, Nojer ka luajtur rol të patjetërsueshëm në portë (lojtari me minutazhin më të lartë), por dëmtimi i fundi ka bërë që ai të mbyll sezonin, bashkë me të siguria e numri “1”.

MBROJTJA-Pësimi i golit në kuadratin e Bajernit ka qenë për shumë ekipe tabu dhe kjo gjë evidentohet në 4 sezonet e fundit në trofeun më të lakmuar në Europë për klube, e përkthyer me 24 duele në grupe dhe vetëm 15 goditje të përfunduara brenda katërkëndëshit, thënë ndryshe me një mesatare 1.6 gola për ndeshje. Po ashtu në 3 raste në 4 vitet e fundit, ata kanë mbajtur në seri 100% të sukseseve të plota në grupe.

MESFUSHA-Leon Gorecka dhe “maratonomaku” Kimsh qëndrojnë ende në krye të detyrës si “zemra” e ekipit. Ky është i vetmi repart ku ndryshimet e titullarëve janë thuajse të papërfillshme, ndonëse emrat e rinj, të bashkangjitur me eksperiencën e vakët nuk mungojnë.

SULMI-Robert Levandovski identifikohet si “gjylja” e “tankut” bavarez në sezonet e fundit. Statistikat e polakut janë mbresëlënëse, 42 përfshirje në gol përgjatë 26 prezencave, askush tjetër më mirë në Champions se ai në periudhën e analizës së kryer, me mesataren 1.6 finalizime për duel. Largimi verën e kaluar drejt Barcelonës bën të kuptosh se çfarë hendeku është krijuar në “Allianz Arena”, ndonëse Mane me Çupo-Moting janë përpjekur që kujtimet e konkretizimeve të polakut të zbehen sadopak. Trajneri-Julian Nagelsman do të zëvendësonte Hansi Flikun në krye të rekordmenëve gjermanë, me mision e vështirë, dominimin përtej kupave vendëse. Edhe drejtuesit i mëshuan fort idesë se Nagelsman do të ishte personi i duhur për t’i udhëhequr, ende nuk ia ka dalë në praktikë. Në vitin e parë nuk arriti të shkojë më shumë se faza çerekfinale, aty ku Vijarreali i dërrmoi shpresat e tyre për një sukses. Skema e “vjetër” 4-2-3-1 vazhdon të bëjë “ligjin” edhe në verën e 35-vjeçarit, megjithatë se fundmi variacionet nuk mungojnë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin