San Siro do jetë sonte dëshmitar i një superpërballje mes Interit dhe Juventusit ose siç njihet ndryshe derbi i Italisë. Sfida e fazës së parë u fitua 2-0 nga ‘zonja e vjetër’, mirëpo Inter tani ka avantazhin e të qenit në vendin e dytë, ndërsa Juventus renditet i 7 me 12 pikë më pak. Gjithsesi zikaltërit nuk janë të qetë, pasi flitet se Juventusit mund t’i rikthehen 15 pikët e hequra dhe askush nuk mund t’i bëjë llogarita e sigurta.
Të dy skuadrat vijnë pas kualifikimit në Europë, me Interin që eliminoi Porto-n dhe para kësaj sfide trajneri Inzaghi deklaroi se ‘çështja e pikëve të Juventusit duhet të qartësohet sa më shpejt për respekt të ekipeve që luftojnë’, ndërsa trajneri i bardhezinjve Max Allegri tha ‘kjo është nga ato ndeshje që e ndihmon ekipin të ringrihet shumë’. Pavarësisht rikuperimeve si Di Maria ashtu edhe Chiesa pritet ta nisin si zëvendësues te Juventusi, ndërsa te Interi Lukaku-Martinez do jenë dyshja e sulmit. Problemi i zikaltërve është mbrojtje me Bastonin e dëmtuar dhe Skriniar të parikuperuar plotësisht.
Kjo e dielë përveç Italisë do jetë spektakolare edhe në Spanjë, pasi në ‘Camp Nou’ në orën 21:00 do luhet ‘El Clasico’. Barcelona e pret supersfidën si kryesuese e La Liga-s me 9 pikë më shumë se Real Madrid dhe për ‘galaktikët’ kjo mund të jetë mundësia e fundit për të luftuar në kampionat.
Dy ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë fituar nga Barcelona në Kupë dhe Superkupë, ndërsa sfida e fazës së parë në La Liga i takoi Real Madrid me rezultatin 3-1. ‘Galaktikët’ për ‘El Clasico-n’ kanë të padisponueshëm mbrojtësin Alaba, ndërsa te Barcelona do mungojë Pedri dhe Dembele-n