Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen. Themeluesi dhe veprimtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhet në paraburgimin e Hagës bashkë me Thaçin, Veselin dhe Krasniqin, të akuzuar për krime lufte.
Në këtë ditë të veçantë, Selimin ka shkuar për ta uruar dhe familja e tij. Bashkëshortja Shqipe Selimi dhe dy fëmijët janë shfaqur sot në Amsterdam, për të vizituar bashkëshortin dhe prindin e tyre.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë”, ka shkruar Shqipe Mehmeti-Selimi në fotografinë e postuar në Facebook, ku shfaqet në oborrin e Gjykatës Speciale.
Rexhep Selimi u arrestua me 5 nëntor të vitit 2020 për tu vendosur në dispozicion të Gjykatës Speciale në Hagë. Bashkë me ish-luftëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, kanë hyrë tashmë në vitin e tretë të masës së paraburgimit.