MENU
klinika

"Do t’i menaxhojë një agjenci"

Bastet online, Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

30.03.2023 - 21:44

Kryeministri Edi Rama ktheu ne vëmendje dy dite më parë bastet online dhe drafti i qeverisë për rikthimin e tyre do të hidhet së shpejti për konsultim.

Ne “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar tregoi ndër të tjera se cilat janë risitë draftit të përgatitur nga qeveria.

Ai shpjegoi se korniza ekzistuese deri në vitin 2018 “ishte model”, por shtoi se tashmë nuk do të ketë më sallone por bastet do të mund të vendosen nga celulari.

“Ti do të vesh kartën ID, dhe do të futesh të luash online. Duke luajtur online, policia të kontrollon. Do të kontrollet shuma që luhet, do të jetë një kontroll i rreptë,” tregon ai.

Fidel Ylli shpjegoi se me paratë që do sigurohen nga vjelja e taksave të këtyre bizneseve, do të mund të ndihmohet sporti, apo edhe Ministria e Shëndetësisë që do të jetë përfaqësuese në komision për ata persona që janë të varur nga vendosja e basteve dhe duhen rehabilituar.

Pro formalizmit të këtyre aktiviteteve është edhe Erald Kodheli, Producent i Sportit A2CNN, i cili theksoi se bizneset e basteve nuk duhej të ishin mbyllur në Shqipëri, por në vend të kësaj duhej të ishte ndjekur një tranzicion më i lehtë.

Por si do të funksionojë mekanizimi rregullator sa i përket parave të mbledhura nga kompanitë e basteve?

Fidel Ylli shpjegon se paratë kësaj here nuk do të hyjnë në arkën e shtetit, por do të jetë një agjenci që do t’i menaxhojë.

“Lajmi është, në ligjin e vjetër thuhej në një pikë që çdo 0.4% e fitimit të kompanive të basteve, çdo datë 10 të çdo muaji shkojnë në llogarinë e ministrisë së Kulturës, të Sporteve. Këto para shkonin në ministri të Financave dhe nuk i mori kurrë Sporti. Sepse mbyllte vrimat qeveria, një rrugë këtu, një ujësjellës këtu …Garancia është kjo, këto para nuk do të hyjnë në buxhetin e shtetit. Është një agjenci që do t’i menaxhojë dhe do të jenë përfaqësues në këtë agjenci, nga ministria e Arsimit, Financave, përkrahjes sociale, presidenti i k, presidenti Komitetit Olimpik, ai i FSHF.”

Fidel Ylli Shpjegoi se përfaqësuesit do të jenë prezent që paratë që do të grumbullohen në serverin që do të kontrollojnë të gjithë kompanitë e basteve, të ndahen në bazë të projekteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët për “Zërin e Amerikës”

Bastet sportive, rrezik informaliteti dhe krim