MENU
klinika

“Përgjegjësia më e madhe që kam pasur”

Bejko flet si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës: Kjo është një betejë për fatin e PD

28.03.2023 - 14:29

Kandidati i PD për Tiranën nga grupi Alibeajt, Roland Bejko ka folur për garën e 14 majit, duke e quajtur përgjegjësinë më të madhe politike që ka pasur.

Ai gjatë fjalës së tij ka sulmuar grupin e Berishës duke thënë se Tiranën dhe Shqipërinë nuk mund ta drejtojnë parti të djathta-majta, duke iu referuar koalicionit të ish-kryeministrit me Metën, duke përmendur edhe non gratën.

“Kjo detyrë m’u ngarkua dhe është me përgjegjësinë më ta mdhe që kam pasur. Unë nuk i iki përgjegjësive. Sa herë ka vështirësi atëherë kërkohet këmbëngulje. Unë do ta jap këtë kontribut nëpërmjet PD pa kursyer asnjë cast energjinë dhe njohuritë e mia në cështjet të ndryshme.

PD prej një viti po kaloj një vështirësi të madhe. Kjo është një beteje për fatin e PD dhe të demokracisë.  Shpresa nuk vjen nga një qeveri e korruptuar. Qytetarët dëshpërohen kur nuk gjejnë alternativë shpresash. Ne këtë bëmë për 1 vit pas agresiomit të dhunës fizike që ushtruan mbi demokratët që nuk ndoqën rrugën e non gratës. Unë jam një prej tyre dhe do jem njëri prej tyre deri në fund.

Unë nuk mund të pranoj që PD e djathta Shqiptare të përfaqëshet nga parti të majta të kamofluara si të djathta.   U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të vështirë që ja vlen për të ardhmen e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Korrupsioni po ja merr frymën qytetit. Unë mund të them që është një vizion i djathtë që bazohet te dshsmeia dhe verat më të mira njerëzore. Alternativa më e mirë ëhstë alternaytiva e djathë. Ndiqeni me kujdes fushatën e kadidatëve. Bindja ime është se Tirana si një metropol do mbijetojë duke ndjekur tregun e lirë. Motoja ime është se Tirana nuk duhet të ketë investime kundër zhvillimit të saj,  por një zhvillim që ka nevojë për investime” tha Bejko.