MENU
klinika

Listat e ‘Bashkë Fitojmë’

Berati spikat me biznesmenë, Elbasani me pedagogë, kush janë të zgjedhurit e Berishës dhe Metës

28.03.2023 - 13:26

Ajo që bie në sy nga lista është se Elbasani është mbushur me pedagogë, lektorë e mësues. Mes tyre përmendim Blendi Himçin që është edhe kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet. Të tjerë janë Rudina Mita, Doris Madhi, Armonela Marku dhe Elsa Gega.

Në Berat, shumë prej të zgjedhurve rezultojnë të jenë biznesmenë, të vetëpunësuar. Shumë të tjerë, në të njëjtin qark janë edhe të punësuar në banka, si oficerë kredie. Lezha ka larmishmëri emrash, madje mes tyre spikat dhe një balerinë, Klodiajana Lleshi.

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar vetë mënyrën se si është bërë ndarja e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Ai është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Pjesa tjetër prej 1337 vendesh i takon Partisë Demokratike.

Dokumenta bashkëngjitur