MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Berisha mbledh Kryesinë për emrat e këshilltarëve bashkiakë, ja si janë ndarë “numrat” brenda koalicionit

25.03.2023 - 23:07

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e tij ku do të diskutohet në lidhje me emrat me të cilët do të kandidohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Fushata vijon me intensitet në të katër anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh.

Kundërshtari ynë përdori gjatë fushatës edhe arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë. Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit.

Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama.

Për lidhjet e tyre të krimit janë të larguar nga PD, nuk e kemi në Statut por është e kuptueshme. kushdo që del jashtë standardeve e humbet automatikisht këtë të drejtë. Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thellë e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama.

Rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Mbledhja është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Kanë qenë gjithsej 5 mijë kandidatura.
Ka një kufizim në listat që do jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë. Në koalicion është bërë e qartë që është marrë për bazë mesatarja elektorale”, tha Berisha.

Ai ka zbuluar edhe numrin e kandidatëve për secilin anëtar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshilltarët në zgjedhje:

Partia e Lirisë 240 pozicione

Partia PBDNJ 20 pozicion

PDK 6 pozicione

Pjesa tjetër i takon PD

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin