MENU
klinika

Dita e Verës

Berisha mesazh nga Elbasani: 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë për qytetarët

14.03.2023 - 13:09

Ish-kryeministri Sali Beridha ka mbërritur ditën e sotme në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Ai është shoqëruara nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe nga kandidati për kryetar të bashkisë, Luciano Boci.

Berisha u uroj festën qytetarëve, teksa përcolli edhe një mesazh duke thënë se më 14 maj do të ndjehet ndryshimi i thellë për qytetrët e Elbasanit.

“Urimet të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.

14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN