Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së, ku u shpreh se u diskutua për mënyrën sesi do të futen në zgjedhje.
Ai tha para kamerave se mënyra sesi do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit, do të vendoset nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë përmes koalicionit me Ilir Metën ose me kandidatë të pavarur.
Berisha: U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin. Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin.
E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari. Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshillin kombëtar. Ka një elektrizim, ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilëve, janë bërë, kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd, të cilin nuk ka njeri të dnershëm në këtë vend që nuk e dënon.
Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjtiha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës. Do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.