Dinaminat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ndikojnë te klikimet në internet, sa shpesh përmenden dhe sa audiencë online fiton emri i banorëve. Në një intervistë për “Jeto me Orën” në RTV Ora, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, tregoi se cilët janë banorët me më shumë audiencë për momentin.
Ai theksoi se Luizi vazhdon të qëndrojë në vendin e parë si personazhi më i klikuar dhe me më shumë audiencë online. Personazhet e tjerë brenda shtëpisë duket se kanë luhatje të vazhdueshme përsa i përket audiencës online dhe në një pjesë të konsiderueshme, audienca e tyre varet nga Luizi.
“Të gjithë individët që janë brenda [shtëpisë], që shoqërojnë Luizin ose bëhen faktorë me Luizin, ngrihen në një moment të caktuar,” tha ai. “Sapo shkëputet Luizi, bie audienca. Si në rastin e Jorit që kur ishte me Luizin shkoi lart [në grafik]. Tani që nuk ka më feeling mes tyre, është kthyer në rënie audienca e Jorit.”
Kiara, siç duket për shkak të dinamikave brenda shtëpisë dhe raportit me Luizin, shpeshherë i kritikuar në rrjet, ka pësuar rënie të audiencës online. “Kiara vazhdon është në rënie, [pra] popullariteti i Kiarës me sjelljet që janë bërë brenda,” u shpreh Kallaxhi.
Olta Gixhari, një nga konkurrentet më të forta brenda shtëpisë, ka filluar të fitojë audiencë. “Mund t’ia ketë kaluar Kiarës këto 15 ditë të marsit,” shtoi eksperti.
Një nga personazhet që pati një rritje të madhe në një moment të caktuar ishte Ermiona Lekbello, pak para se të dilte.