MENU
klinika

Kosova dhe Serbia bien dakord për propozimin

Blinken: Hap kyç drejt anëtarësimit në BE

20.03.2023 - 11:01

Sekretari amerikan i Shtetit,  Antony Blinken ka mirëpritur dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian“, tha Blinken.

Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ai gjithashtu u shpreh se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, shkruajnë mediat e serbe.

Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’

“Ky nuk është vizoni i SHBA-së për Ballkanin!”