Përplasja e padiskutueshme e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk e caktuar për më 29 prill ka dështuar, sipas menaxherit të ukrainasit.
Ka pasur një luftë fjalësh prej kohësh mes dy kampeve dhe ndërsa është diskutuar data 29 prill për një takim madhështor në stadiumin Wembley të Londrës, asgjë nuk ishte konfirmuar më herët.
Frank Warren, promotori i Fury, shpreson se një marrëveshje mund të rikthehet si aktive në 24 orët e ardhshme, por gjasat janë shumë të vogla.
Menaxheri i ukrainasit lëshoi një deklaratë të prerë për skuadrën e Fury-t dhe se nëse lufta nuk ndodh, Usyk do të përqendrohet në mbrojtjen e detyrueshme të titullit të tij WBA kundër Daniel Dubois.