MENU
klinika

Fragment

“Bota e djeshme” e Stefan Cvajg

19.03.2023 - 19:00

“Në rrethana normale, emrin që mban një njeri s’është asgjë më shumë nga ç’është unaza e letrës për një puro: një shenjë dalluese, një send i jashtëm gati rëndomtë, që ka vetëm një lidhje fare të flashkët me subjektin e vërtetë, me unin e mirëfilltë. Por, në rast suksesi, ky emër fryhet jashtë mase.

Ai shkëputet nga njeriu që e mban dhe bëhet pushtet, forcë, send më vete, mall tregtie, kapital, dhe së brendshmi, si pasojë e një reaksioni të fuqishëm, bëhet gjithashtu një forcë që nis ta ndikojë, ta sundojë e ta shndërrojë njeriun që e mban atë emër.

Disa njerëz, të cilët nga natyra janë të lumtur e të vetëdijshëm për vlerat që kanë, barazojnë veten padashur me ndikimin që ushtrojnë. Një titull, një post, një dekoratë, pa le pastaj popullariteti i emrit të tyre, bëjnë t’u lindë një siguri më e madhe, një besim më i madh në vetvete dhe mund t’u krijojnë bindjen se meritojnë të kenë rëndësi të veçantë për shoqërinë, për shtetin e për epokën e tyre, e kështu pastaj fryhen padashur, me qëllim që, nëpërmjet pozash, të rrisin shkallën e ndikimit të vet në publik.

Por ai që është i prirur nga natyra të mos ketë besim në vetvete, e ndien çdolloj suksesi si një zotim për të mbetur sa më i pandryshuar, dhe sidomos në rrethana të vështira.”

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe