MENU
klinika

"Kemi marrë imazhet e para"

Çfarë po ndodh me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”? Peleshi jep informacion

24.03.2023 - 12:43

Shqipëria ka marrë imazhet e para nga dy satelitët e lëshuar. Kështu deklaroi ditën e sotme ministri Niko Peleshi, përballë gazetarëve. Ai u shpreh se kanë marrë fotografi nga agjensia për informacionin gjeohapësinor, si dhe bëri të ditur se po punojnë për të përditësuar imazhin vjetor të Shqipërisë.

“Është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen  nga ASIG. Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e iamzherisë. Do shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe I përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion.  Bashkitë mund të përdorin imazhienrinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike. Katër herë në javë marrim imazhe”

Peleshi shpjegoi se në punën rutinë, fotografohet një shirit prej 5 kilometrash nga veriu në jug derisa të mbulohet me fotografim i gjithë territori i vendit.

“Kemi dy korsi pune. Një korsi është puna rutinë që do të thotë, çdo ditë bëjmë nga një segment të Shqipërisë fotografi. Teknikisht po e shpjegojmë. Fotografohet një shirit që i bie nga veriu në jug të Shqipërisë, prej 5 kilometrash. Puna rutinë është që marrim një 5 kilometërsh po themi në çdo fotografim derisa të mbulojmë të gjithë Shqipërinë. Pra ne vazhdimisht do të punojmë për imazhin vjetor, po e them kështu, të Shqipërisë, i cili është i përdorshëm nga kushdo, por edhe me detyra specifike. Pra nëse në një zonë të caktuar, gjatë gushtit, Ministria e Mbrojtjes s’ka nevojë të monitorojë Karaburunin, jugun e Shqipërisë, çdo ditë dhe ditë pas dite, ne do ta bëjmë këtë në mënyrë të posaçme. Korsia tjetër janë me porosi nga institucione të ndryshme”, tha Peleshi.

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan në hapësirë në fillim të këtij viti. Nisja e tyre u bë nga Spache Launch Complex nëpërmjet Falcon 9. Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022.