MENU
klinika

Lakers befasohen nga Rockets

Clippers fitojnë ndaj Warriors

16.03.2023 - 19:28

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar surprizat. Los Angeles Clippers triumfuan para adhuruesve të vet në derbin e mbrëmjes ndaj Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 134:126. Ka qenë një duel shumë i barabartë me dy skuadrat që kanë pasur epërsinë, por në fund vendasit ishin ata që morën fitoren.

Kawhi Leonard ishte më i miri për fitoren e Clippers, pasi e mbylli ndeshjen me 30 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime. Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Paul George që shtoi 24 pikë e shtatë asistime, teksa Ivica Zubac kontribuoi me 19 pikë e 16 kërcime.

Te miqtë më i miri në parket ishte Stephen Curry që realizoi 50 pikë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. Befasia e mbrëmjes ndodhi në Toyota Center të Houstonit, ku Houston Rockets mposhtën LA Lakers me katër pikë diferencë 114:110.