MENU
klinika

Arsyeja e mbledhjes

Ç’pritet të diskutohet? Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së

15.03.2023 - 15:28

Ditën e sotme, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në orën 18:00, socialistët do të nisin mbledhjen e cila do zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje, por mendohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t’u regjistruar në zgjedhje si subjekt zgjedhor. Po ashtu, javën e kaluar kryeministri mblodhi edhe kryesinë e PS-së, për të diskutuar për zgjedhjet e ’14 Majit’.