MENU
klinika

Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë

01.03.2023 - 17:58

40-vjeçari Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses në Paskuqan gjatë ditës së sotme, dyshohet të jetë është vrasësi i 31-vjeçares Etleva Kurti në Kamzë, që ndodhi po gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu ai ka plagosur me thikë edhe një grua tjetër në Astir, që dyshohet se ka qenë ish-e dashura e tij, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se menjëherë pas plagosjes së ish-të dashurës, autori është drejtuar për në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, ku kreu edhe masakrën.

Ndërkohë policia po punon pë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë çështje.

Ai ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, pasi ishte arrestuar për dhunë në familje në qershor të vitit të kaluar dhe ka lënë qelinë më datën 16 shkurt.

40-vjeçari rreth orës 12:30 ka shkuar në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses, Elena Hysa, dhe ka qëlluar ndaj 35-vjeçares dhe anëtarëve të familjes së saj.

Nga të shtënat kanë mbetur të vdekura motra e saj Mevlute Hysa, 30-vjeçe dhe e fejuara e vëllait të saj, Hasime Dafku, 30 vjeçe.

Ndërsa të plagosura kanë mbetur Elena Hysa dhe nëna e saj, Kujtime Hysa.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses)”, njoftoi policia.

E shkuara kriminale

Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Ai ka goditur 2 herë me thikë në zemër e melçi bashkëshorten Dafina Havaljas, 22 vjeçe.

Çifti jetonin në kryeqytet dhe ishin martuar me mblesëri vetëm 8 muaj para ngjarjes së rëndë.

Por, Hutra gjithashtu ka qene i dënuar për heqje te lirisë se nenës e kunatës se tij dhe perdhunimin e kunatës tjetër ne vitin 2003, krim për te cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg.

“Po, unë e kam vrare gruan time, Dafinën, me thike. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithçka e kam bere pa vetëdije”, deklaroi ai në seancën gjyqësore në atë kohë.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri